Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës
Publikuar:
(21.09.2021 08:15:04)

Gjykimi ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, vazhdon edhe sot në Gjykatën Speciale.
Seanca fillon nga ora 09:30, raporton Shqip.com.
Të hënën është paraqitur dëshmitari i parë kundër Mustafës.
Ky i fundit më vonë e ka lëshuar sallën, pasi s’mund ta dëgjonte.
Kërkesa e tij për largim u aprovua nga trupi gjykues dhe është arsyetuar nga avokati.
Por, u tha se është më mirë Mustafa të qëndrojë prezent në sallë për të dëgjuar dëshmitarin.
Mustafa ishte arrestuar shtatorin e kaluar me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.
Ndaj tij ngarkohen akuza për “krime lufte”, madje Specialja pretendon se dyshimet janë që “viktimat e Mustatës ishin shqiptarë”. /Shqip.com