Lajme

Vazhdon presioni mbi Trajkoviqin, i arrestohet sërish vajza në aeroportin e Beogradit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq

Vajza e kryetares së Lëvizjes Evropiane në Kosovë, Rada Trajkoviqit është ndaluar sërish në aeroportin e Beogradit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter, nga vetë Trajkoviqi.

Trajkoviqi tha se vajza e saj është lëshuar që të udhëtonte për në Londër vetëm pas ftesës urgjente për udhëtim nga Britania.

“Dhe përsëri! Vajza që po kthehej në Londër u arrestua përsëri në aeroportin e Beogradit. Një qytetar privat, një qytetar britanik, një intelektual, e gjitha kjo për shkak të qejfit të një njeriu. Ajo u lëshua vetëm pas thirrjes së FCDOtravelGovUK  në Londër. Faleminderit që i mësuat si t’i respektojnë qytetarët e tyre”, shkroi Trajkoviq.

Trajkoviq ka thënë se kohët e fundit janë shtuar kërcënimet ndaj saj dhe familjes së saj pas qëndrimeve politike lidhur me situatën në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo madje është ndaluar nga autoritetet serbe në kufi me Kosovën pa ndonjë sqarim zyrtarë duke ndikuar kështu për të keq edhe në gjendjen shëndetësore të saj.

/Shqip.com