Rozë

Vazhdon përplasja në rrjetet sociale mes Monika Lubonjës e Ilir Shaqirit

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja ishin dy nga banorët më të komentuar brenda Big Brother Vip, shkak i miqësisë së mirë që krijuan me njëri-tjetrin.

Por me kalimin e ditëve aty brenda raporti i tyre u ftoh dukshëm dhe i tillë vazhdon të jetë edhe sot.

Ndonëse u duk se dy ish-banorët ‘ranë në qetësi’ për disa kohë, ata kanë filluar sërish me ironitë dhe thumbimet në rrjetet sociale. Gjithçka nisi nga një ‘ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale ku iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin.

Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se është ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

E pyetur nëse është penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.

Ndërsa një tjetër shkruan se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Ndjekësi e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.

“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”- u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë.

Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ilirit. Balerini është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”- referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet.

Dhe ping-pong-u vijon…

Së fundmi është aktorja e cila ka reaguar pas story-t të Ilir Shaqirit. Monika publikoi në Instastory një postim që tregon përkufizimin dhe kuptimin e fjalës ‘pleh’, pas statusit të Ilirit.

Më tej ajo ripostoi një lajm të publikuar nga “Kryefjala.com”, e cila kishte shkruar një artikull në lidhje me reagimin e Ilirit, fjalori i të cilit në artikull cilësohet si banal për t’ju drejtuar një femre.

“Por Iliri çfarë ka dashur të tregojë me “Pleh Iliri”, përvec se një humor i shpifur, banal e aspak interesant. Epo mesa duket i tillë është vetë Iliri: banal kokë e këmbë!

Askush nuk mbaroj pas teje, Ilir qetësohu”- thuhet mes të tjerash në artikullin e publikuar nga Monika Lubonja, e cila duket se bie dakord me këtë shkrim./Shqip.com