Rozë

Vazhdon përplasja – Menaxheri i VIP vjen me tjetër reagim të gjatë për Nora Istrefin

Këngëtarët paguan mjaftë mirë në koncerte gjatë sezones verore, por edhe jashtë saj.

Për këtë ka folur edhe menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj për shumën që ata marrin në koncerte.

Në një lidhje me Skype për “Shqipëria Live” ai tha se ka marrë shumë këngëtarë shqiptarë në Australi dhe me disa prej tyre ka dalë me humbje – një nga ta edhe Nora Istrefi.

E në lidhje më këtë ka reaguar, Nora Istrefi, e cila ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtëtë.

Përmes një storje në ‘Instagram’, Nora Istrefi, deklaratën e menaxherit e ka quajtur tendencë për të njollosur karrierën dhe punën e saj tejet serioze.

Ky i fundit tashmë ka reaguar prapë, ku mes të tjerash ka thënë se këngëtares i mungon serioziteti në punë.

Në fund ai e ka bërë të qartë se kjo ka qenë eksperienca e tij me Norën, duke shtuar se deklarata e tij as nuk e ngre dhe as nuk e ul suksesin e saj 15 vjeçar./SHQIP.com