Lajme

Vazhdon në Hagë seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ish-krerët e UÇK-së
Ish-krerët e UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit do të vazhdojë edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së fillon nga ora 15:00.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

/Shqip.com