Sport Ndërkombëtar

Vazhdon kriza e Juventusit, Copenhagen po i bënë ballë Cityt

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Maccabi Haifa është duke mposhtur Juventusin, derisa Copenhagen po barazon me Manchester Cityn.

Haifa është duke udhëhequr 2:0 përballë “Zonjës së Vjetër”, duke i thelluar problemet e skuadrës italiane.

Omer Atzili me dy gola të shënuar në minutën e shtatë dhe 42-të janë duke ia dhënë epërsinë skuadrës nga Izraeli.

Juvetusi rrezikon të eliminohet nga faza e grupeve nëse nuk arrin ta kthej rezultatin në pjesën e dytë.

Në ndeshjen tjetër Copenhagen ka arritur ta mbaj Cityn jashtë portës për 45 minutat e parë.

Skuadra e Pep Guardiolas mendoi se kishte marr epërsinë, por goli i Rodrit u anulua për prekje me dorë të topit.

Copenhagen pati madje edhe një mundësi të dal përpara, por Sergio Gomez e ndaloi kundërshtarin në mënyrë të palejueshme.

City humbi edhe një penallti me goditjen e Mahrez që u prit nga Kamil Grabara.

/Shqip.com