Lajme Gjykata Speciale

Vazhdon intervistimi i dëshmitares, s’ka detaje nga Haga

Pamje nga seanca e dëgjimit të dëshmitares

Po afrohen gati tri orë prej kur ka nisur intervistimi i dëshmitares së parë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Por, që nga nisja e deri tash, seanca ka qenë e mbyllur, duke u dhënë asnjë detaj mbi dëshminë e dëshmitares.

Ajo është është grua, dhe në nisje të seancës së sotme është shfaqur me masa të rrepta mbrojtëse si: duke iu fshehur identitetit, me ndryshim të zërit dhe pa u shfaqur asnjë informacion tjetër.

Pasi Prokuroria, të akuzuarit dhe mbrojtja i kanë thënë fjalët e tyre fillestare, në Hagë, në javën e dytë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur intervistimi i dëshmitarëve.

Gjykimi që nisi tre vjet pasi është ngritur aktakuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Në Kalendarin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë vendosur të gjitha datat kur do të ketë gjykim gjatë vitit 2023.

Trupi gjykues ka thënë më 20 mars se nëse Prokuroria e Specializuar vazhdon përpara me përllogaritjen e paraqitur sa i përket dëshmitarëve, atëherë asaj do t’i duhen 6 vjet e gjysmë kohë vetëm për të marrë në pyetje dëshmitarët e saj. ZPS-ja deri më tani ka paraqitur 312 dëshmitarë, të cilët do të merren në pyetje nga ajo, por edhe nga mbrojtja.

/Shqip.com