Sport Ndërkombëtar

Vazhdon interesimi i Barcelonës për mesfushorin e Atletico Madrid

FC Barcelona

Barcelona po kërkon me ngulm mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, shkruan Shqip.com.

Pavarësisht vështirësive financiare të klubit katalanas, ylli i Atleticos mesa duket është objektiv kryesor për ta.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Blaugranët duhet të shesin fillimisht ndonjë lojtar në mënyrë që të mund ta transferojnë mesfushorin spanjoll.

Saul

“Los Colchoneros” nuk dëshirojnë që të heqin dorë nga lojtari, ani pse ai dëshiron një aventurë të re.

Katalanasit kanë ofruar shërbimet e Antoine Griezmann në këmbim me Saul, por Atletico Madrid e ka refuzuar këtë ofertë.

Raportohet se në garë për 26-vjeçarin janë edhe Chelsea, Liverpool dhe Manchester United./Shqip.com

Saul