Lajme Botë

Vazhdon fushata e arrestimeve masive në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka njoftuar për arrestimin e të paktën 11 personave gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Operacionet ushtarake u zhvilluan gjatë natës në fshatin Beit Rima dhe Dura.

Palestinezët në të gjithë territoret e pushtuara kanë parë një rritje të bastisjeve dhe arrestimeve masive të forcave izraelite, ku nga 7 tetori e deri më tani, janë arrestuar më shumë se 4,600 persona.

Që atëherë, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 303 njerëz.

/Shqip.com