Lajme

Vazhdon edhe nesër seanca ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca e të martës në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, ku sot ka filluar dëshminë dëshmitari i shtatë (me kodin 1), i cili pritet të vazhdojë dëshminë e tij edhe nesër.

Gjatë ditës së sotme, dëshmitari i është përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilët kanë planifikuar 12 orë për pyetjet ndaj tij, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi”.

Pjesa e fundit e dëshmisë së këtij dëshmitari gjatë ditës së sotme ka qenë në tërësi në sesion privat.

Seanca e radhës në këtë çështje do të vazhdojë nesër, më 31 maj.

/Shqip.com