Sport Ndërkombëtar

Vazhdon “drama” Suns-Mavericks

Phoenix Suns

Phoenix Suns ka triumfuar në udhëtim te Dallas Mavericks – me rezultat 80-110.

Basketbollisti më meritor për këtë fitore isjhtë Deevin Booker që realizoi 28 pikë, asistoi dy herë dhe bëri shtatë kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Deandre Ayton – duke realizuar 20 pikë, dy asistime dhe nëntë kërcime.

Në anën tjetër, basketbollisti më i dalluar ishte Luka Doncic që regjistroi këto statistika: 28 pikë, dy asitime dhe 11-të kërcime.

Tashmë rezultati total i ndeshjeve është 2-3 në të mirë të Suns, por gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e ardhshme./Shqip.com