Vazhdon diskutimi në Kuvend sot për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti
Publikuar:
(03.08.2021 08:33:25)

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot diskutimin për 100 ditë qeverisje të Qeverisë Kurti 2, njofton Shqip.com.
Seanca për debatin e iniciuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, do të fillojë në orën 10:00.
Të hënën deputetët e Kuvendit diskutuan për 100 ditë të Qeverisë Kurti, për çka kjo e fundit u kritikua nga opozita.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, është mburrur me punën e ekzekutivit në 100 ditë qeverisje, derisa theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë po jetësohet.
Nga PDK, si iniciues i këtij debati u tha se Qeveria nuk ka filluara që ta jetësojë asnjë prej zotimeve, për të cilat edhe e mori votën e qytetarëve më 14 shkurt të 2021. /Shqip.com