Lajme

Vazhdojnë reduktimet e ujit në disa zona

Ilustrim

Për shkak të përkeqësimit të motit dhe vërshimeve, ka pasur edhe turbullim të ujin në kanalin e Ibrit.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, reduktimet në disa zona janë duke vazhduar ende.

“Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit të sotëm. Drenasi sot furnizohet nga ora 6:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës për Drenas. Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit rajonal.

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar edhe për zonat e tjera të cilat janë të prekura nga ky rrjet i ujit.

“Përderisa,  ITU Shkabaj është jashtë funksionit qytetet si: Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera, respektivisht nga Impiantet tjera. Për këtë do të kenë  reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes. Për zonat e Kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, Dardania”.

Tutje, thuhet se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës

/Shqip.com