Lajme Ballkan

FOTO / Vazhdojnë protestat në Beograd, të rinjtë serbë kaluan natën në kampe të improvizuara

Bllokada e trafikut në kryqëzimin e dy rrugëve në Beograd, e organizuar nga të rinjtë studentë dhe aktivistë, ka vazhduar edhe sot, pasi kanë kaluar natën në çadra në një kamp të improvizuar në rrugë.

Bllokada e trafikut ka nisur mesditën e së premtes, ndërsa duhet të zgjasë deri sot në mesditë kur siç është paralajmëruar studentët do t’i bashkohen protestës së nismës “ProGlas”.

Studentët po protestojnë, duke kërkuar hapjen e listave zgjedhore, për dyshimin se në to janë regjistruar zgjedhësit e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të cilët ishin regjistruar në adresat ku ata nuk banojnë, raporton Danas.

Aktivisti i lëvizjes studentore “Borba”, Nikolla Ristiq, tha për N1 se mbrëmja ishte e qetë.

“Mbrëmja kaloi e qetë, kishte energji të madhe dhe një atmosferë të këndshme, nuk ishte shumë ftohtë. Kemi pasur një incident të vogël kur, derisa po bisedonim me policinë për rregullimin e trafikut, një person i panjohur na u afrua dhe filloi të na ofendonte, të shante”.

/Shqip.com