Sport Ndërkombëtar

Vazhdojnë problemet për Bonucci, mungon kundër Torinos

Juventusi do të jetë pa qendërmbrojtësin, Leonardo Bonucci në përballjen me Torinon.

Massimiliano Allegri ka njoftuar se Bonucci do të mungojë në derbin e Torinos dhe është në dyshim për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit që zhvillohet në javën e ardhshme.

“Ndeshja e nesërme është vërtet e komplikuar. Sigurt do të mungojë Leonardo Bonucci. Ai ka lodhje muskulore dhe do të shohim nëse do të mund të rikuperohet për të martën”, ka thënë Allegri.

Qendërmbrojtësi i Juventusit e zhvilloi ndeshjen e parë të vitit 2022 në javën e kaluar kundër Atalantas, mirëpo tani duket se është lënduar përsëri.

Ai këtë stinor ka zhvilluar 23 paraqitje në të gjitha garat dhe ka arritur ta gjej rrjetën tri herë.

“Zonja e Vjetër” këtë stinor po lufton për një vend në Top-katërshe në Serie A dhe pas 25 ndeshjeve të zhvilluara gjendet në vendin e katërt me 46-të pikë.

Juventusi përballet me Torinon të premten me fillim nga ora 20:45./Shqip.com