Kulturë

Vazhdojnë ndërhyrjet në Kullën e Sheremetit në Pejë, Çeku: Kulla shpëtoi nga rrënimi dhe degradimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po vazhdon planin strategjik të restaurimit të monumenteve kulturore.

Ministri Hajrulla Çeku, ka njoftuar se po vazhdojnë ndërhyrjet në qytetin e Pejës.

Ndërhyrjet janë bërë në Kullën e Sheremetit, e cila i takon gjysmës së dytë të shek. XIX-të.

“Kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës shpëton nga rrënimi dhe degradimi i tërësishëm. Në këtë aset të trashëgimisë sonë kulturore që ngërthen në vete plot histori, po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, ndërsa punimet kanë kaluar në fazën e dytë”, ka shkruar Çeku në rrjetin social Facebook.

Më parë Çeku kishte njoftuar se do të nisin ndërhyrjet te Kulla e Ministerit dhe Muzeu Etnologjik në Pejë, Kulla e Zymer Himës dhe Xhamia e Dranocit në Deçan.

Sipas MKRS-së, gjatë vitit do të realizohen edhe projekte të tjera, përfshi Qendrën Hebraike, Muzeun e Nënës Terezë, gërmimet dhe oborri i Kishës Katolike, Hidroelektrana./Shqip.com