Lajme

Rama sulmon Dritan Goxhajn dhe e quan dezertor të UÇK!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj Dritan Goxhajt, duke e quajtur dezertor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka ndarë një letër të UÇK, ku thuhet se Goxhaj nuk ka pranuar të ketë pjesë e luftës si babai i tij.

Ndërkohë që sulmon Goxhajn, Rama prej 23 ditësh tashmë akuzohet nga mijëra qytetarë në shesh për tradhti ndaj atdheut dhe kërkohet më këmbëngulje largimi i tij nga politika.

Ditën e djeshme u mbajt protesta e 23 masive ku kërkohet ndryshimi i establishmentit politik dhe largimi i qeverisë.

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së. Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet”, shkruan Rama.

LETRA:

Më datë 14 Prill, 1999 në qëndrën stërvitore të U.Ç.K.-ës në Helshan, erdhën si vullnetar në luftë për çlirimin e Kosovës katër oficera të Ushtrisë Shqiptare dhe konkretisht, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Dyrmishaj dhe Agim Sallaku. I solli me një kërr Dritan Goxhaj. 

Ai është djali i Dylaver Goxhaj, aktualisht vullnetar në luftën e Kosovës, në Shtabin e Përgjithshëm të U.Ç.K.-ës, si pjestar i këtij shtabi. Oficerët e ardhur nga ushtria Shqiptare, punojnë me përkushtim të veçantë, për përgatitjen e forcave të UÇK-ës. 

Kur Dritan Goxhaj u largua për në Tiranë, shokët e tij që erdhën vullnetar, i thanë: “Po ti nuk do të qëndrosh me ne, në luftë për çlirimin e Kosovës?” Djali i Dylaverit me një mëndjemadhësi të tepruar u përgjigj: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës”. 

Vullnetarët e ardhur nga perëndimi, u indinjuan nga përgjigja që ai dha, por nuk patën mundësi të reagonin, sepse Dritan Goxhaj ndezi kërrin dhe u largua menjëherë, nga qëndra stërvitore në drejtim të Tiranës.

/Shqip.com