Vazhdojnë largimet nga Prishtina
Publikuar:
(29.06.2022 17:01:17)

Tre largime të tjera janë konfirmuar nga skuadra e kryeqytetit.
Pasi kapitenit Boshnjaku, Zybës, Sulleyt e të tjerëve, nga Prishtina janë larguar edhe Agim Zeka, Betim Halimi, Gauthier Mankenda.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.
Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç’rast e ka shënuar edhe një gol.

Halimi u transferua te Prishtina në gusht të vitit 2021 nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Mankenda pjesë e FC Prishtina ka qenë që nga janari i vitit 2016 ndërkohë që në total i ka regjistruar 166 paraqitje./Shqip.com
