Sport Ndërkombëtar

Vazhdojnë largimet nga Chelsea, Havertz ikja e radhës

Kanë vazhduar largimet te Chelsea, teksa futbollisti i radhës që po bën gati valixhet për t’u larguar është gjermani Kai Havertz. Fantazisti do të bashkohet me skuadrën tjetër londineze, Arsenalin, teksa dy klubet kanë arritur tashmë akordin.

Mediat britanike bëjnë me dije se ‘Topçinjtë’” do të paguajnë 75 milionë euro në total për kartonin e Havertz, i cili pritet të rikthehet në Londër për të kryer vizitat mjekësore dhe zyrtarizuar transferimin.

Havertz kishte oferta të shumta nga disa klube evropiane, përfshirë edhe Bayernin e Munihut dhe Realin e Madridit, megjithatë Mikel Arteta ka bërë një punë të mirë bindëse, duke u angazhuar personalisht për ta marrë te Arsenali.

Liga e Kampionëve

Aventura e fantazistit gjerman te Chelsea mbyllet kështu pas tre sezonesh, pasi mbërriti në Londër në verën e 2020-ës, kur drejtuesit e “bluve” vendosën ta transferojnë nga Bayer Leverkusen.

Havertz luajti në disa role te Chelsea, teksa do të mbahet mend gjatë për golin që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t në 2021-shin, kur u dha londinezëve trofeun.

/Shqip.com