Lajme Botë

Vazhdojnë kërkimet pas tërmetit në Indonezi

“Ekipet e shpëtimit po gërmonin nëpër mbeturina të martën për të gjetur të mbijetuar nga një tërmet i fuqishëm që rrëzoi shtëpi dhe ndërtesa në një zonë shumë të populluar të provincës Java Perëndimore të Indonezisë, duke vrarë të paktën 268 njerëz”, raporton BBC.

Tutje, sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) “151 persona të tjerë mbeten të zhdukur dhe më shumë se 1,000 u plagosën”.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi rajonin Cianjur në Java perëndimore rreth orës 13:21 pasdite me kohën lokale të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), duke shkaktuar shembjen e ndërtesave gjatë orëve të mësimit.

Shkalla e vdekjeve dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga tërmeti u bë gjithnjë e më e qartë të martën, pasi zyrtarët raportuan mospërputhje të mëparshme në numrin e raportuar të vdekjeve. “Më shumë se 22,000 shtëpi u shkatërruan dhe mbi 58,000 njerëz janë zhvendosur”, tha të martën gjeneralmajori i BNPB Suharyanto, raporton BBC.

/Shqip.com