Lajme

Vazhdohet me çmimet e njejta të karburanteve – tregtaret nuk ‘luajnë” me çmime të reja

Ilustrim

Për një muaj rresht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar një çmim të njëjtë për furnizim me derivate në të gjithë territorin e Kosovës.

“Çmimi tavan”, ishte zgjidhja që Qeveria vendosi të bëjë në mënyrë që të ketë ulje të çmimeve ekstreme me të cilat po furnizoheshin kosovarët me derivate.

E që nga dita e hënë ky çmimi nuk është përcaktuar më, por pavarësisht kësaj çmimi ka mbetur aq sa ishte me dy ditë më parë.

Shqip.com ka vizituar disa pompa dhe ka para që tregtarët nuk kanë ‘luajtur’ me çmime.

Çmimi i dizelit është 1.69 për litër, i benzinës 1.53 si dhe i gazit 0.78.

Pse ka ndalur Qeveria përcaktimin e çmimit të naftës?

Kjo pasi, rregullorja që ishte vendosur nga Qeveria ishte në fuqi vetëm për 30 ditë.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar një udhëzim administrativ me të cilin përcaktohej çmimi maksimal i lejuar për derivatet e naftës.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari kishte deklaruar se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore.

Për këtë ka thënë se do të caktohet menjëherë çmimi maksimal i lejuar.

Sipas rregullores, fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Ndërsa në anën tjetër, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës kishte kundërshtuar këtë vendim duke thënë se “Qeveria ka bërë kalkulim të gabuar”.

Madje, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres të MINT, Rozeta Hajdari i kishin dërguar një letër ku i ftonin në takim për të diskutuar për rregulloren.

Ky takim, nuk u mbajt asnjëherë./Shqip.com