Lajme

Vazhdohet konkursi për plotësimin e pozitave të lira për zyrtarë policor në veri

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar afati për konkursin e tyre në veri të Kosovës.

Afati është zgjatur edhe për dhjetë ditë të tjera duke filluar nga dita e nesërme.

“Afati për paraqitjen e aplikacioneve vazhdohet për dhjetë (10) ditë duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023. Vëmendje: Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri”,  thuhet në njoftimin e PK-së.

Konkursi për plotësimin e pozitave për zyrtarë policor në veri të Kosovës erdhi pasiqë  shumë zyrtarë serbë dhanë dorëheqjet e tyre.

/Shqip.com