Vazhdohen edhe për 30 ditë masat emergjente për energjinë
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë.
Zëvendësminsitri i Ekonomisë, Mentor Arifaj para kabinetit qeveritar tha se këto masa kanë pasur ndikim pozitiv në ruajtjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
“Kemi një propozim vendim për zgjatjen e masës së energjisë për furnizim me energjisë edhe për 30 ditë të tjera arsyeshmëria është se masat e ndërmarra nga Qeveria dhe miratimin e tij nga Kuvendi i Kosovës më datën 29 dhjetor 2021 pati ndikuar pozitivisht në ruajtjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në rrethana të një krize energjetike që patëm. Edhe pse kriza ishte thelluar vazhdimisht deri më 23 janar 2022 atëherë kur blloku B2 i Termocentralit Kosova B u kthye në punë“, tha Arifaj.
Arifi po ashtu theksoi se aktualisht prodhimi me energji elektrike është stabil.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj vazhdimin e masave për furnizim me energji elektrike i ka arsyetuar edhe me situatën e krijuar në Ukraninë dhe Rusi.
“Situata e krijuar rreth Ukranisë e shton më tej paparashikueshmërinë e çmimeve të energjisë në tregun evropian të energjisë dhe kjo mund të reflektoj edhe në Kosovës prandaj e konsiderojmë të nevojshme që të vazhdohet masat emergjente të furnizimin me energjinë në një afat shtesë prej 30 ditësh”, u shpreh ai. /Shqip.com