Lajme

Vatra të zjarrit në fshatin Gelac të Suharekës

Gjatë ditës së sotme vatra të zjarrit kanë shpërthyer në fshatin Gelanc të qytetit të Suharekës.

Kështu ka bërë të ditur Enver Shabani- Drejtor për Shërbime Publike në këtë Komunë.

“Të nderuar qytetar, duke e ruajtur ambientin e mbrojmë  jetën e njerëzve, gjën e gjallë , pasurinë shoqërore dhe private. Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelanc, na lënë shumë për të dëshiruar” ka thënë Shabani.

Më tutje Shabani ka thënë se çdo zjarrëvënie me ose pa qëllim shkakton dëme të konsiderueshme dhe llogaritet vepër penale.

/Shqip.com