Varroset nëna e tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj
Varrimi i nënës së tenorit të famshëm botëror, Ramë Lahaj është bërë sot në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, njofton Shqip.
Ajo ka ndërruar jetë dje, disa orë para mbajtjes së koncertit të Ramës në Prishtinë, ku i njëjti ka vazhduar performancën para publikut.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë ai para publikut ku tha se nuk kishte mundësi të interpretonte as 1/3 e programit të planifikuar, pas lajmit të trishtë që mori.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para publikut.
Koncerti ishte planifikuar të ketë një hapësirë me kapacitet prej dy mijë e 500 personave./SHQIP.com