Lajme

Varroset në Kosovë zvicerania që dha pasurinë për UÇK-në

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zvicerania Elizabetë Poniku dhe është varrosur në Lubiçevë të Prizrenit.

Ajo ka dhënë kontribut të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj.

Mësohet se zvicerania kishte lënë amanet të varroset në Kosovë sipas riteve fetare islame.

“Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme (si nga ana e organizimit luftarak, po ashtu edhe nga ana e armatimit) e ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Elizabeta la amanet që pas vdekjes të varroset në Kosovë”, njofton ndër të tjera BIK-u.

/Shqip.com