Lajme

Varroset 28 vjeçarja nga Vushtrria që vdiq si pasojë e COVID-19

Varrimi i Liberta Selacit e cila vdiq si pasojë e COVID-19

Është varrosur 28 vjeçarja nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Ajo ishte shtatzënë, ndërsa ceremonia e varrimit është mbajtur të shtunën pasdite.

Për vdekjen e saj ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

” E nderuara familje Selaci e Hasani, Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës. Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

21 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, njofton Shqip.com.

Përmes njoftimit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një mijë e 278 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq, janë shëruar një mijë e 248 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 122 mijë e  140.

Po ashtu, MSH ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 346 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.

Që nga fillimi i vaksinimit deri më tani, janë dhënë gjithsej 901 mijë e 13 doza të vaksinës anti-COVID-19. /Shqip.com