Lajme Ballkan

Varrosen katër anëtarë të familjes që vdiqën në aksidentin në Bullgari

Varrimi i katër familjarëve.

Të shtunën, rreth orës 11:00, është bërë varrimi i familjes katër anëtarëshe “Bardhi” në vendlindjen e tyre në fshatin Vishticë, përcjell Shqip.com.

Babai, nëna dhe dy fëmijët 4-vjeçar të kësaj familje, vdiqën tragjikisht në aksidentin e autobusit në Bullgari.

Aksidenti në Bullgari

Trupat e 45 viktimave që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident, janë sjellur të premten në Aeroportin e Shkupit, ku shumica prej tye janë varrosur po atë ditë.

Më 23 nëntor, një autobus me udhëtarë ishte aksidentuar rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Autobusi i cili ishte përfshirë nga flakët, kishte pasagjer kryesisht me origjinë shqiptare, 45 pasagjer mbetën të vdekur prej tyre, 12 ishin fëmijë.

Ndërkaq, shtatë persona i mbijetuan aksidentit.

Prokuroria e Shtetit në Bullgari kanë konfirmuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një shpërthimi, por se nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar atë./SHQIP.com