Lajme Botë

Varianti Omicron shfaqet edhe në Spanjë

Omicron

Një spital në Spanjë ka njoftuar rastin e parë të zbuluar në vend të Omicron, pasi më shumë vende në Evropë marrin masa mes frikës për variantin e ri të COVID.

Më herët Portugalia deklaroi se kishte zbuluar rastet e saj të para të variantit Omicron të lidhur me lojtarët e klubit të futbollit Belenenses SAD.

Agjencia e shëndetit publik të vendit tha se testet paraprake sugjeruan se të 13 rastet e lidhura me lojtarët janë të lidhura me Omicron.

Shumë vende të tjera evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Danimarkën, Holandën, Gjermaninë, Republikën Çeke, Italinë dhe Belgjikën kanë njoftuar tani se kanë zbuluar raste të llojit të ri të COVID-19.

Varianti i ri i COVID-19, Omicron.

Të hënën pasdite, një spital në Madrid njoftoi një rast Omicron në një burrë 51-vjeçar, i cili ishte kthyer në Spanjë nga Afrika e Jugut të dielën dhe po shfaqte simptoma të lehta.

Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha se, ndërsa vendi i tij nuk kishte ende raste të konfirmuara, “ka të ngjarë që aktualisht të ketë raste në qarkullim”.

Ministria e shëndetësisë tha se kishte të paktën “tetë raste të mundshme” të variantit.

Duke folur në një konferencë për shtyp të dielën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një “garë kundër kohës” ishte duke u zhvilluar për të trajtuar variantin Omicron. /Shqip.com