Lajme

“Varianti i ri i COVID-19 prek më shumë gjininë mashkullore nën 40-vjeç”

Infektologu, Arben Vishaj.

“Mundësia që varianti i ri i Coronavirusit të vije në Kosovë, ekziston”,  ka thënë infektologu, Arben Vishaj, përcjell Shqip.com.

Vishaj, ka treguar se ajo që e dallon variantin e ri “Omicron” nga versionet tjera është se i prekë gjininë mashkullore nën moshën 40-vjeçare.

Lexo edhe:
Varianti Omicron, Biden: Një bllokim i ri është i panevojshëm

Sipas tij, simptomë dalluesë është lodhja e madhe, por që thekson se sipas  të dhënave aktuale, është më i lehtë se variant delta dhe delta plus.

Tutje, për ta parandaluar infektimin me këtë lloj virusi, ai ka bërë thirrje nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Ende nuk kemi shumë të dhëna për variantin e ri se si do të ndikojë te personat e vaksinuar. Nuk dihet nëse vaksinat që i kemi në dispozicion a janë parandaluese kundër këtij virusi. Por të gjithë duhet të vaksinohemi për shkak edhe të uljes së temperaturave por edhe ardhjes së bashkatdhetarëve”, ka shtuar ai për KTV./SHQIP.com