Lajme

Varhelyi: Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Pas arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë ka ardhur edhe reagimi nga ana Komisionieri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi

Várhelyi përmes një reagimi në Twitter ka thënë se negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizmit të mardhënieve.

“E mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve” ka shkruar Varhelyi.

Në reagimin e Departamentit të SHBA-ve kërkohet normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë më tej marrëveshjen e dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës” thuhet fillimisht në reagimin e SHBA-ve.

Po ashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës  mirëpresin vendimin e palëve për të vënë në krye të vendimmarrjes interesat e të gjithë njerëzve të tyre dhe për të ndërmarrë hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre.

“Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve” thuhet në reagim.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka shpërndarë një deklaratë të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel me dy kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia.

Borrell ka konfirmuar që ditëve të ardhshme palët do të ftohen për të diskutuar për normalizimin e plotë. Tutje, ai ka thënë se mund t’i ndërpres negociatat, nëse palët e bllokojnë procesin.

Mes tjerash, në deklaratë thuhet se palët kanë rënë dakord që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe me urgjencë të përqendrohen te normalizimi i plotë i marrëdhënieve, përmes propozimit të njohur si franko-gjerman, të mbështetur nga BE, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Të gjitha zhvillimet rreth marrveshjes se arritur gjeni ne permbledhjen LIVE

/Shqip.com