Varhelyi: Autorët e sulmit në Veri të Kosovës të dalin para drejtësisë
Publikuar:
(06.10.2023 14:34:51)
Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, deklaroi sot se autorët e sulmit në Veri të Kosovës duhet të sillen para drejtësisë, dërisa theksoi kërkesën për uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë dhe tha se duhet të kthehet dialogu.
“Ne duhet që të kemi një ulje të plotë të tensioneve. Na duhet që të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate. Së treti, të gjithë autorët duhet të sillen para drejtësia dhe drejtësia jo vetëm duhet të flasë, pra autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë plotësisht me ne. Dhe besoj që kjo është gjuhë e qartë”, tha ai.
“Për aq kohë sa Ballkani e mendon këtë zonë si zonën zero, do t’i duhet të ndryshojë kjo lloj mendësie, sepse atëherë Ballkani Perëndimor do humbasë”, tha ai.
/Shqip.com