Lajme Ballkan

Varhely: Zgjerimi i BE-së s’është çështje datash

Komisonari evropian, Oliver Varhelyi
Komisonari evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, vlerëson se deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja duhet të jetë e gatshme për zgjerim në vitin 2030 është e mirëpritur, porse kjo nuk është çështje datash, por vullneti e rezultatesh.

Duke komentuar deklaratën që dha Michel në Forumin Strategjik të Bledit, i cili tha se shtetet aspiruese dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë gati për zgjerim në vitin 2030, Varhelyi ka thënë se Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë i gatshëm të paraqesë çdo propozim që do të çonte drejt zgjerimit.

“Nëse ky është mesazh nga Këshilli Evropian se dëshiron të përfshihet më në fund dhe të bëjë hap të madh për të arritur zgjerimin, atëherë është lajm i mirëpritur. Por, mendoj se çështja e zgjerimit nuk është çështje e datës, por çështje e vullnetit dhe të përmbushjes së parakushteve nga ana e BE-së, por edhe nga ana e vendeve partnere në Ballkanin Perëndimorë apo tri shteteve kandidate për anëtarësim”, ka thënë Varhelyi, raporton “Tanjug”.

Michel bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

/Shqip.com