Sport Ndërkombëtar

Varane: Në Angli është një lloj tjetër i futbollit

Varane ka folur për ambientimin e tij te Manchester United

Raphael Varane është duke kaluar momente të mira që prej transferimit të tij në Manchester United.

Qendërmbrojtësi francez për një kohë të shkurtër është shndërruar në një lojtar të pazëvndësueshëm dhe për mediat angleze ai ka rrëfyer këtë “aventurë” të tij në ishull, transmeton Shqip.com.

Varane ka thanë fillimisht se në Angli është futboll më i shpejtë dhe ka më shumë duele.

“Është një lloj tjetër futbolli. Është më i shpejtë, ke më shumë duele dhe intensiteti është shumë i lartë në çdo ndeshje. Përsëritni shumë vrapime, përpjekje dhe duhet të jeni gati sepse ka shumë presion”  ka thënë ndër tjera ai.

Ndërsa, shtatëgjati ka folur edhe për bashkëpunimin me Harry Maguire të cilin e ka lavdëruar tejet mase,.

“Mendoj se Harry Maguire është lojtar i madh, por duhet të punojmë shumë për t’u ndier rehat në fushë. Është e njëjtë me çdo mbrojtës në ekip. Është e rëndësishme të ndiheni të lidhur. Ne duhet të lëvizim së bashku dhe të motivojmë njëri-tjetrin. Çdo ditë, po mësojmë dhe jemi duke u përmirësuar” shtoi gjithashtu 28 vjeçari.

Ish-lojtari i “Los Blancos” po ashtu tha se atmosfera në Manchester United është e veçanyë edhe është knaqësi e madhe për të që të luajë në atë stadium.

Varane u transferua te Unitedi në afatin kalimtar të verës për 50 milionë euro.

Edhe pse ende nuk ka mbushur 30 vjet, ai ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, dhe një herë Kupën e Botës me Francën./Shqip.com