Sport Shqiptar

“VAR-i për dikë nënë, për dikë njerkë”

Armend Dallku

Armend Dallku është ndarë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Drita-Dukagjini.

Trajneri i skuadrës nga Klina, nuk i ka kursyer kritikat në drejtëm të gjyqtarëve, pas skuadra që ai drejton, pësoi humbje me rezultat 4-0.

Pas takimit, ai tha ndër të tjera se “VAR-i për dikë është nënë, për dikë njerkë” duke ironuzuar me vendimet e referëve.

“‘Në vend se ne të luajmë me një lojtar më shumë, vjen momenti që ne të luajmë me një lojtar më pak. Ishte kartoni i dytë për kundërshtarin, kurse gjyqtarët as nuk marrin guxim ta shikojnë VAR-in. Në momentin e parë neve na ndëshkojnë. Kjo organizatë që i dërgon gjyqtarët këtu duhen të jenë më kredibil.

Kemi gjashtë kartonë të kuq, kemi gjashtë penallti kundër dhe asnjë penallti për Dukagjinin. Jemi larg ekipi më i dëmtuar në të gjitha sferat sa i përket lojës së futbollit. Nuk po kërkojmë asgjë me na fal, vetëm korrektësi.”, tha ai fillimisht.

Dallku po ashtu shtoi sistemi se problemi i skuadrës së tij ishte te dëshpërimi pas pjesës së parë.

“Sa i përket ndeshjes kur ishte rezultati 2-0 neve na interesoj me i ndërrua lojtarët, i futëm 5 futbollistë tjetër sepse nuk kishim çka me marrë nga kjo ndeshje duke e parë edhe fushën e renduar. Por, problemi është tek dëshpërimi sepse pas pjesës së parë të gjithë thonë se nuk po kemi për çfarë me luajt, është e vështirë kundër këtyre njerëzve. Sistemi VAR po funksion sipas qejfit”, potencoi ish-futbollisti i Prishtinës.

Me këtë humbje, Dukagjini zbret në pozitën e nëntë, pas 15-të ndeshjeve të zhvilluara.

Skuadra nga Klina, ka arkëtuar vetëm tre fitore, ndërsa ka pësuar shtatë humbje dhe tre barazime.

Në anën tjetër, Drita ka 25 pikë dhe gjendet në vendin e katërt./Shqip.com

Tabele e Superligës së Kosovës