Sport Ndërkombëtar

Van Gaal – bën të ditur se vuan nga kanceri në prostatë

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal

Përzgjedhësi i kombëtares holandeze, Louis van Gaal ka njoftuar se është duke e luftuar kancerin në prostatë.

Ai e bëri të ditur këtë, në një intervistë për emisionin holandez “Humberto”.

“Në çdo periudhë gjatë kohës si trajner i Kombëtares më është dashur të largohem natën për të shkuar në spital pa e kuptuar lojtarët deri më tani. Duke menduar se jam i shëndetshëm. Por, nuk jam,” tha ai.

“Ti nuk vdes nga kanceri i prostatës, të paktën jo në nëntëdhjetë për qind të rasteve. Zakonisht janë sëmundje të tjera themelore që të vrasin. Por unë kam pasur një formë goxha agresive, jam trajtuar 25 herë. Pastaj ke shumë menaxhim për të bërë për të kaluar jetën”.

Ai po ashtu shtoi se “kam pasur trajtim preferencial në spital. Më lejuan të hyja nga dera e pasme kur shkova në një takim dhe më shtynë menjëherë në një dhomë tjetër. Jam trajtuar mrekullisht”.

70 vjeçari ishte pensionuar nga ulësja e trajnerit – në maj të vitit 2016, kur i ndau rrugët me Manchester United.

Por, pas pesë viteve ndërroi mendje dhe u rikthye – në stolin e përzgjedhësit të Holandës./Shqip.com