Van der Sar dërgohet me urgjencë në spital
Publikuar:
(07.07.2023 21:02:00)
Ish-portieri i Manchester Unitedit dhe Ajaxit Edwin van der Sar është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një hemorragji cerebrale.
Portieri legjendar pësoi goditje në tru gjatë pushimeve në një ishull kroat dhe u desh të dërgohej në spital me një helikopter, raporton “De Telegraaf”.
Van der Sar u pranua në kujdesin intensiv të premten pasdite.
Ajaxi postoi një mesazh mbështetjeje për ish-CEO-n e tyre në Twitter, ku shkruhej: “Të premten, Edwin van der Sar ka pasur një gjakderdhje rreth trurit të tij”.
“Ai është aktualisht në spital në repartin e kujdesit intensiv dhe është në gjendje stabile”.
/Shqip.com