Valza merr dhuratë luksoze nga Edon Zhegrova
Publikuar:
(18.10.2022 13:13:30)

Valza gjatë këtij viti ka kurorëzuar dashurinë në martesë.
Kjo thuhet që ka qenë edhe arsyeja që ajo është larguar nga muzika.
Mirëpo, aktivitetin në rrjete sociale ajo është duke vazhduar-madje së fundi ka treguar se ka marrë një veturë luksoze nga vëllai i saj, Edon Zhegrova.
Futbollisti i suksesshëm i ka dhuruar motrës së tij të vogël një makinë të tipit Tiguan nga modeli i vitit 2022.
“Faleminderit vëllait tim më të mirë për këtë dhuratë të mrekullueshme. Të dua. Tiguan 2022 krejt i ri”, shkruan ajo në postimin e saj.

/Shqip.com