Rozë

Valon Shehu zbulon se pse Fifit i binte të fikët

Valon Shehu dhe Fifi

Ish- banori i Big Brother Vip, Valon Shehu, sërish ka folur për eksperiencën e tij në Big Brother Vip.

Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në ‘Glamour Zone’, ku ka komentuar edhe gjendjen e Fifit që pati brenda shtëpisë së famshme.

Ai përmendi se artistes i ka rënë të fikët edhe në episode të tjera, e jo vetëm në BBV.

“Besoj që e ka psikologjike, jo shëndetësore. Me shëndetin psikologjik, ‘i del perdja e zezë’ themi ne. Kam rastisur disa herë… fakti që kemi punuar bashkë 2 vjet, çdo të premte dhe të shtunë, në një lokal, madje dhe në ‘Këngën Magjike”.

“Kemi patur shumë raste. Normal, herët e para ka qenë pak e çuditshme, nuk di si të reagojë njeriu në ato momente. Por shyqyr nuk kam qenë asnjëherë vetëm, ka patur edhe njerëz përreth’ u shpreh Valon Shehu.

Fifi përndryshe pas daljes ka filluar menjëherë punën e saj, teksa po mban mbrëmje muzikore./SHQIP.com