Rozë

Valon Shehu eleminohet nga Big Brother VIP

Valon Shehu

Rrugëtimi i këngëtarit, Valon Shehu në Big Brother Vip ka marrë fund mbrëmë, pasi ai është eleminuar nga gara për çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Shehu kishte vetëm një javë që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe largimi nga aty ishte befasi për fansat e tij.

Ndryshe, gjatë spektaklit ka pasur diskutime të shumta, por që u veçua debati në lidhje më trekëndëshin Bora-Beatrix-Donald.

Arbana Osmani gjatë diskutimit me Donaldin i ka thënë se i kanë dërguar ftesë ish-të dashurës së tij, Bora Zemani për të diskutuar situatën me Beatrixin, por ajo nuk ka pranuar.

Pas kësaj, ish banorja e kësaj shtëpie, Paloma tha se ai duhet të largohet nga shtëpia pasi sipas saj, Donaldi ka “luajtur” me dy vajza.

“Donaldi duhet të largohet menjëherë nga shtëpia, ka luajtur shumë keq me dy vajzat, kjo nuk është e drejtë”, ka thënë gazetarja Paloma./SHQIP.com