Sport Ndërkombëtar

Valon Berisha huazohet në Australi

Valon Berisha

Nga Franca – në Australi.

Valon Berisha është huazuar në Melbourne City FC – për sezonin 2022/2023.

Mesfushori shqiptar – është në pronësi të Remis, skuadër me të cilën ka kontratë valide deri në vitit 2024.

Berisha i zhvilloi 37 ndeshje në total – në Ligue 1, teksa regjistroi katër asistime.

Në të kaluarën – ai e ka pasur fatin të luaj në Bundesligën gjermane me Dusseldorfin dhe në Serie A – me Lazion.

29 vjeçari është pjesë e rëndësishme e Përfaqësues së Kosovës – teksa mbetet të shihet si do të ndikojë kjo “aventurë” e tij e re – në paraqitjet e tij me Dardanët.

Ai do të mbetet gjithmonë në historinë e futbollit kosovar, sepse e kishte shënuar golin e parë zyrtar – pas pranimit në UEFA dhe FIFA./Shqip.com