Sport Shqiptar

Valon Berisha e fiton titullin e kampionit në Australi

Credit: AAP
Credit: AAP

Melbourne City është kampion në Australi në Premierligën A për sezonin e tretë radhazi falë humbjes 1-0 të Adelaide United ndaj Western United.

Melbourne u shpall kampion me 49 pikë, shtatë më shumë se Adelaide United.

Aktualisht kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur, por edhe matematikisht ata janë shpallur kampion.

E për Melbourne City luan edhe futbollisti i Kosovës, Valon Berisha.

Mesfushori kosovar pati vazhdimisht minuta për ta.

Ai erdhi në Australi në tetor nga skuadra Reims.

/Shqip.com