Sport Shqiptar

Valmir Veliu nuk e harron Llapin, Tahir Batatina reagon në rrjetet sociale

Mesfushori Valmir Veliu ndodhet për vizitë në Kosovë ndërkohë që nuk e ka harruar skuadrën e tij të zemrës, Llapin, shkruan Shqip.com.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka shkruar në rrjetet sociale se ndjehet i nderuar me vizitën e bërë nga Veliu, i cili në verën e këtij viti u trasnferua nga Llapi te skuadra turke Gaziantepspor për 180 mijë euro.

“Asnjëherë nuk mendon ta vizitoj familjen dhe të mos ta vizitoj klubin ku bëri karrierë të ndritshme në futboll së bashku me mua dhe duke besuar në mua njësoj sikurse unë që kam besuar dhe besoj që Valmiri një ditë do të na bëj krenar të gjithëve! Valmiri na dëshiroj suksese mua dhe skuadrës, njësoj i dëshirova suksese edhe unë atij me klubin e Gaziantep”, ka shkruar “timonieri” i Llapit, Tahir Batatina në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Veliu së fundmi ka qenë i ftuar edhe nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse për miqësoret ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Veliu është 22-vjeçar.

/Shqip.com