Vali Corleone vendos si bast një G-Class për lojën e ardhshme

Tik Tok po vazhdon që të jetë një ndër rrjetet sociale më të ndjekura të momentit.
Këtë aplikacion shumë persona e përdorin duke organizuar lojëra të ndryshme-madje duke vendosur shuma të mëdha të parash.
Së fundi Vali Corleone-një nga njerëzit më të ndjekur në Tik Tok kishte afro 50 mijë persona duke e ndjekur live.
Ai ka hyrë bashkë më Alkes Vishan, ku për lojën e ardhme janë dakorduar që të vendosin një makinë G-Class.
Ndryshe, Vali Corleone muaj më parë është rehabilituar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.
Ai ishte arrestuar fillimisht pasi i njëjti u denoncua nga babai i tij për dhunë në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kush është Vali Corleone?
Vali Corleone është një ndër personazhet më të njohur të showbiz-it.
Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me artin, ai u bë i njohur disa vite më parë për shkak të mënyrës se si jeton.
Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan.
Familja e tij ka shumë biznese dhe falë tyre Vali Corleone ka edhe badigard.
Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani. Kujtojmë këtu se vetëm disa kohë më parë ai përzuri prindërit nga shtëpia për shkak të gjendjes së tij jo të mirë mendore e më pas prindërit e shtruan në spital psikiatrik./SHQIP.com