Lajme

Prokuroria kërkon që Vali Corleone të ndalohet në Institutin e Psikiatrisë

Vali Corleone

Prokuroria e Gjilanit ka bërë kërkese që Vali Corleones t’i caktohet masa e paraburgimit, në ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, i cili konfirmojë veprën penale të kryer nga i dyshuari.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën Valentiono Corleone pasi i njëjti u denoncua nga babai i tij për dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit ai u ndalua për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar.  I dyshuari në vazhdimësi  shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ai ishte arrestuar edhe më parë për dhunë në familje pasi kishte kanosur prindërit.

Kush është Vali Corleone?

Vali Corleone është një ndër personazhet më të njohur të showbiz-it.

Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me artin, ai u bë i njohur disa vite më parë për shkak të mënyrës se si jeton.

Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan.

Familja e tij ka shumë biznese dhe falë tyre Vali Corleone ka edhe badigard.

Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani. Kujtojmë këtu se vetëm disa kohë më parë ai përzuri prindërit nga shtëpia për shkak të gjendjes së tij jo të mirë mendore e më pas prindërit e shtruan në spital psikiatrik./SHQIP.com