Valentino Rossi pensionohet nga Moto GP

Piloti italian, Valentino Rossi do të pensionohet në fund të Grand Prix, shkruan Shqip.com.
Rossi pati një karrierë të bujshme, ku kishte fituar 115 Grand Prix gjatë gjithë karrerës së tij 25-vjeçare në Moto GP.
“Unë thashë që do të marr një vendim për vitin e ardhshëm pas pushtimit të verës dhe vendosa të pensionohem në fund të sezonit”, tha ai.
“Gjysma e mbetur e sezonit do të jetë e fundit në karrierën time në MotoGp. Është një moment i vështirë sepse nuk është lehtë të thuash se nuk do të garoj më kurrë, por e kam bërë këtë gjë qe 30 vjet dhe tani është koha e duhur”, përfundoi Rossi.
“Unfortunately, this will be my last half-season as a #MotoGP rider” 💔@ValeYellow46 announces his retirement at the end of 2021! 🎙️#VR46Decision pic.twitter.com/4mUSQnswXT
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) August 5, 2021
Sidoqoftë, Rossi dëshiron të mbetet besnik ndaj sportit motorik.
Ai tashmë ka shprehur interesim disa herë për të konkurruar në garat GT3 pas karrierës së tij në Motot GP.
Nëse kjo do të ndodh dhe si do të duhet të duket ky program në të ardhmen është ende e hapur.
Rossi nisi karrierën e tij në vitin 1996, e cila filloi në kampionatin botëror të motorëve.
Në vitin 1997, ai u bë kampion superior në klasën 125cc, në vitin 1998 dhe 1999 ai voziti në klasën 250cc dhe siguroi titullin botëror në sezonin e tij të dytë./Shqip.com