Sport Ndërkombëtar

Valencia – superiore ndaj Celta Vigos

Valencia

Tre gola, tre pikë, tre fitore në La Liga.

Valencia ka triumfuar 3-0 ndaj Celta Vigos – në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit spanjoll.

Golin e parë për vendasit e realizoi Castillejo – në minutën e 37-të.

U prit një përgjigje nga mysafirët, por nuk erdhi.

Gjërat për Vigon u bënë edhe më të vështira – kur në minutën e 59-të – Cervi u ndëshkua me karton të kuq.

Epërsinë numërike në fushën e gjelbër – vendasit e shfrytëzuan në maksimum dhe shënuan edhe dy herë.

De Sousa realizoi – në minutën e 82-të, teksa në minutat shtesë – topin në rrjetë e dërgoi Almedia.

Me këtë fitore – Valencia ngritet në kuotën e nëntë pikëve – dhe gjendet në pozitën e nëntë.

Në anën tjetër – Celta është tri pozita më poshtë – me shtatë pikë të grumbulluara./Shqip.com