Sport Ndërkombëtar

Valencia “harron” të fitojë, Bilbao rikthehet në zonën evropiane

Sulmuesi i Bilbaos, Williams

Valencia vijon të marrë rezultate negative për të tretën javë radhazi në La Liga, ndërsa është mposhtur 1-2 nga Athetic Bilbao.

Vendasit ishin të parët që gjetën rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 17’ me Castillejo.

Megjithatë miqtë arritën të merrnin barazimin në minutën e 30’ me golin e Nico Williams, i cili e mbylli fraksionin e parë në paqe.

Ndërsa në minutën e 72’ Sancet përmbysi sfidën, duke i dhuruar golin e dytë dhe të fitores Bilbaos.

Pas raundit të 21-të të La Liga Valencia vuan në vend të 18-të me 20 pikë, teksa Athletic Bilbao ngjitet në vendin e fundit të zonës europiane, pra në vend të gjashtë me 32 pikë.

/Shqip.com