Rozë

Valdrin Sahiti i qepë fustan me çmim marramendës këngëtares serbe

Emri i Valdin Sahitit ka arritur edhe në Serbi. Dizajneri kosovar së fundmi po përmendet në mediat serbe e kjo jo pa arsye.

Futbollisti serb, Marko Gobeljić dhe këngëtarja Katarina Grujić ditën e sotme do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Kurse për fustanin e nusërisë, këngëtarja ka zgjedhur stilistin kosovar, Valdrin Sahitin.

Sipas Informer.rs, fustani i nusërisë do t’i kushtojë Katarinës hiq më pas se 20 mijë euro.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që emri i Valdrinit përmendet krah personazheve të huaja të botës së showbizit.

Shumë emra të njohur botëror kanë stiluar fustane nga duart e Sahitit, krejt në fund ajo që ka shkëlqyer në fustanin e stilistit kosovar është motra e Kim, Khloe Kardashian./Shqip.com