Vaksinohet ministri Arben Vitia
Publikuar:
(08.07.2021 11:28:33)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë dozë e parë të vaksinës anti-COVID, njofton Shqip.com.
Vitia u vaksinua në qendrën e vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Ai mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, ndërsa pas vaksinimit pritet të deklarohet për media.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Ndërsa, vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine. /Shqip.com